AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 17:16

Deputeti i PD përgjigje Ramës: Dridhu prej studentëve, jo prej meje

Deputeti i PD përgjigje Ramës: Dridhu prej studentëve, jo prej

Pas postimit ironik të kryeministrit Edi Rama për Deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

“Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurtë është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje”! Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!”- shkruan ai.

Deputeti demokrat i thotë Ramës të frikësohet prej atyre që gjithë këto vite i ka ofenduar e shkatërruar dhe jo prej tij.

Postimi:

Janë ata që prej 5 vitesh u thua T.Q.R., që sot po të kthejnë xhevapin: R.K.T.K!

Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për …disinvolturë !!!! Ata ki frikë! Ata e jo “koburen” time, se unë nuk e ndyj me… **vin…!!

Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurtë është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje”! Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!