TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ora 16:00 shënoi përfundimin e ultimatumit të caktuar nga studentët për qeverinë. Në ditën e shtatë të prostës së tyre, para Ministrisë së Arsimit, studentët u shprehën të vendosur se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Rama, por kërkuan prej këtij të fundit plotësimin e kërkesave të tyre.
Pasi u mor vendimi i tyre me votë, studentët kanë nisur nga masa e parë e përshkallëzimit, bllokimi i rrugëve, duke marshuar drejt Zogut të Zi.
Si në gjithë ditët e protestës edhe sot marshimi nisi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.