AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 16:27

Bashkimi Europian i Studentëve: Jemi me studentët shqiptarë

Bashkimi Europian i Studentëve, një organizatë ndërkombëtare, mbështet vendimin e studentëve shqiptarë për të protestuar për të drejtat e tyre. “ESU është me studentët dhe rrjedhimisht mbështet synimet e protestave paqësore në vazhdim’, tha Marta Nunez, zëdhënëse e Unionit.

Në një deklaratë të organizatës studentore ndërkombëtare thuhet gjithashtu se këto janë ‘protestat më të mëdha që nga viti 1990’. Po aty theksohet se një vendim i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ka krijuar pakënaqësi të mëdha ndër studentët shqiptarë, gjë e cila ka çuar në protesta masive.

Deklarata e ESU liston gjithashtu edhe kërkesat e studentëve shqiptarë./Politiko.al