AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 16:32

Mbaron afati që studentët i kishin vendosur Ramës: “Betejën e kemi me Ministrinë e Arsimit”

Mbaron afati që studentët i kishin vendosur Ramës:

Ora 16:00 ka kaluar dhe afati që studentët i vendosën kryeministrit për pranimin e kërkesave të tyre ka kaluar.

Tashmë mbetet e paqartë se si do të vijojë përballja e protestuesve me qeverinë, për realizimin e pretendimeve të tyre.

Pasi një pjesë e studentëve ka kërkuar që të shkojnë drejt kryeministrisë për të protestuar, disa të tjerë janë të thërrasin: “Jo dhunë, jo dhunë” dhe “Betejën e kemi me Ministrinë e Arsimit, do të qëndrojmë këtu”.