AKTUALITET, 13 Prill 2019, 09:25

Protesta e opozitës, Rama fluturon për në Kuvajt

Protesta e opozitës, Rama fluturon për në Kuvajt


Sa herë proteston opozita, Kryeministri Edi Rama zhduket… Nuk do ta prishë traditën as të shtunën e 13 Prillit, kur qytetarët pritet të mblidhen poshtë zyrës së tij në orën 18:00.

Mediat raportojnë se shefi i Qeverisë ka nisur një vizitë zyrtare në Kuvajt, duke shmangur për të tretën herë protestën e opozitës në Bulevard…

Kujtojmë se në asnjë nga ditët kur është protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai nuk ka qenë fare në Tiranë.

Më 16 shkurt, protesta e parë nga e cila u mor vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet, shefi i Qeverisë iu kundërpërgjigj me një tjetër aktivitet masiv në Vlorë. Një muaj më vonë, po në bulevard, opozita rrethoi Kryeministrinë, ndërsa Rama u zhvendos në Berat me “Bashkinë që Duam”.