TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari është bashkuar me ish-partneren e tij dy vite pas divorcit. Dyshja e njohur janë bërë bashkë për vajzën e tyre, Isea e cila po konkuron në “The voice kids”.
Pak ditë më parë, e ftuar në “Ftesë ne 5”, Suela Kalaja foli për divorcin me Saimirin dhe për situatën e tyre aktuale.
“Marrëdhënia mes nesh nuk ka qenë ndonjëherë aq e tensionuar sa është përshkruar në media. Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën.
Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë. Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë,”– sqaroi ajo.
Divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit u trajtua gjatë në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit. Ishte këngëtari ai që denoncoi bashkëshorten e tij për dhunë dhe kjo gjë bëri shumë bujë.