AKTUALITET, 12 Prill 2019, 23:36

Meta me të bijën në “Ballon Vjeneze”: Vals dhe muzikë e mrekullueshme


Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në “Ballon Vjeneze në Tiranë”, I shoqëruar nga e bija, Era. Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet mjaft i buzëqeshur krah të bijës dhe Johann Sattler, ambasadorin e Austrisë.

“Së bashku me Erën patëm sot kënaqësinë të merrnim pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze në Tiranë”, që sjell në kryeqytetin tonë eksperiencën mahnitëse të valsit, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare.

Falënderim të veçantë për ambasadën e Austrisë dhe ambasadorin Johann Sattler për këtë event të gëzueshëm dhe elegant!”- shkruan Meta krahas fotos.