Desktop - General - 1
AKTUALITET, 12 Prill 2019, 22:54

Nesër protesta e opozitës, Basha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Shqipëria është në rrezik

Nesër protesta e opozitës, Basha thirrje qytetarëve për


Kreu i PD-së Lulzim Basha, nëpërmjet një video të postuar në facebook, i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen tubimit.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan kreu i PD-së.

Ndërsa në video-mesazhin thuhet: Shqipëria është në rrezik, qeveria është bërë një me krimin, votat vidhen me banditë, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit, për mirëqenien për shtëpinë tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Për protestën e nesërme, e cila pritet të filojë në orën 18”00, do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.