AKTUALITET, 12 Prill 2019, 22:06

Artan Hoxha: FNSH-ja e pa grabitjen në Rinas! Kërkuan të ndërhyjnë por nuk i la kompania e sigurisë

Artan Hoxha: FNSH-ja e pa grabitjen në Rinas! Kërkuan të


Gazetari investigaviv, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte, duke thënë se në momentin e grabitjes në Rinas, një grup i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i ka parë hajdutët ndërsa kompania e sigurisë ICTS, nuk i ka lënë të hyjnë në pistë.

Hoxha e dha informacionin në emisionin “Java”, ku shtoi se në pistë gjatë momentit të grabitjes ka patur dhe një makinë tjetër policia e cila po priste të ekstradonte dy persona.

“Punonjës të FNSH-së kanë parë nga jashtë rrethimit skenën e grabitjes dhe kanë tentuar të ndërhyjnë por nuk janë lejuar të futen brenda pistës nga ICTS-ja. Ndërkohë që brenda në pistë ishte edhe një furgon tjetër me policë, të cilët prisnin dy persona që po ekstradoheshin. Megjithatë këta nuk kishin fushë pamje të grabitjes”, deklaroi Hoxha.