AKTUALITET, 13 Prill 2019, 08:36

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes, herët e kaluara është përdorur gaz lotsjesllës

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes, herët e kaluara


Disa orë para protestës së paralajmëruar nga opozita për tu mbajtur pranë Kryeministrisë, ka reaguar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një deklarate për mediet, SHBA i bën thirrje personaleit të Ambasadës, që të evitojnë kalimin në zonat ku mund të protestohet, duke pasur parasysh se herët e kaluara është përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Mes tjerash ambasada thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur, ashtu si edhe zona që është e pacaktuar, përveç pikave si Kryeministria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Në njoftim thuhet se një pjesë e qytetarëve shqiptarë protestojnë kundër qeverisë.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”-thuhet në reagim.