AKTUALITET, 12 Prill 2019, 23:44

Shqiptari bën gabimin para syve të policisë. Pasi arratiset kapet me mbi 140 kg drogë përfshirë kokainë

Shqiptari bën gabimin para syve të policisë. Pasi arratiset kapet

Plot 100 kg hashash, 40 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë u gjetën në posedim të tij.

Seksioni i narkotikëve i policisë italiane, ka arrestuar në Torrevecchia, një 30 vjeçar me origjinë shqiptare, ndoshta i përfshirë në transportin e drogës për llogari të një grupi kriminal.

Hetuesit gjatë vëzhgimeve në terren vunë re shqiptarin, duke u përpjekur të fshihte diçka në skuterin e tij.

Teksa pikasi policinë, shqiptari u përpoq të ikte me shpejtësi dhe pas një ndjekje të shkurtër, u ndalua. Gjatë kërkimit të movonshëm, siç shkruan “Ilmessaggero”, u gjetën në çantën e shpinës 6 kg hashash dhe disa grumbuj çelësash.

Por, policia nuk i ndali me keq kontrollet. Të bindur se vendi i fshehjes së lëndës narkotike ishte afër, policia ka identifikuar një kuti afër banesës ku ishte parë së fundmi shqiptari, duke gjetur sasinë e madhe të drogës.

I arrestuari u dërgua në burgun Regela Coeli.