TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mure dhe rrugë të ndryshme në kryeqytet janë mbushur me parrulla ironizuese për qeverinë, pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”.
“Voto Bablokun”, “Voto 184”, “Voto Avdylaj”, “Voto 339”, këto janë mesazhet që mbizotërojnë në Tiranë në pragë të datës 30 qershor, që është planifikuar për t’u mbajtur zgjedhjet.
Këto mesazhe duan të tregojnë se përgjimet e “Bild” janë të vërteta dhe votat në Dibër janë vjedhur.
Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë.Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.