TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas protestave të dhunshme të opozitës.
Në deklaratën zyrtare të BE-së theksohet se dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.
Zyra e BE-së i bën thirrje protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.
Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.
Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.
Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.
