AKTUALITET, 12 Maj 2019, 13:32

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Braimllari: Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Braimllari: Edi Rama tregoi fytyrën e tij


Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari tha gjatë protestës tek Drejtoria e Policisë se dhuna ndaj Sahit Dollapit tregon se Rama po “godet” edhe ish-funksionarë të lartë opozitarë, duke treguar fytyrën e vërtetë të tij.

“Edi Rama ka humbur qetësinë. Dhuna ndaj Dollapit tregoi fytyrën e tij të vërtetë.

Siç ka ndodhur me dollapin mbrëmë, ka ndodhur me qindra e mijëra protestues të opozitës, që janë dhunuar nga kjo polici politike dhe kriminale.

Rama dhe Lleshaj do të dalin përpara popullit për t’u gjykuar për krimet që kanë bërë ndaj popullit.

Shoqërimet janë bërë si në kohën e komunizmit. Ramës nuk ia fal njeri dhunën, ai do të japë përgjigje.

Edi Rama ka degraduar dhe fundi i tij është i hidhur”, u shpreh Braimllari.