AKTUALITET, 11 Maj 2019, 19:09

Video: ‘Mbro teatrin’ në ballë të protestës, shihni pamjet

Video: ‘Mbro teatrin’ në ballë të protestës,


Nis protesta e katërt e madhe e opozitës së bashkuar ndërsa mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë. Gjithashtu edhe Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i është mbështetur protestës.

Ndërkohë dëgjohen vazhdimisht dhe thirrjet “Rama ik”, “Mbro Teatrin”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Po ashtu kanë filluar të hidhen dhe shashkat e para ndërsa janë hedhur dhe disa tymuese nga vetë protestuesit.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si dhe sa do protestohet. Salianji u shpreh se revolta e qytetarëve është shumë e madhe, ndërsa theksoi se janë qytetarët ata që kanë përgatitur supriza gjatë protestës së sotme.