TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar një projektligj në Kuvend sipas të cilit Dita e Kujtesës të Viktimave të Regjimit Komunist duhet të jetë 26 shkurti.
Nëntë deputetët demokratë e argumentojnë këtë ditë me datën kur në vitin 1951 u ekzekutuan 22 intelektualë me akuzën e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjektike.
“Kjo date eshte me e pershtatshme per disa arsye: 1. Sepse masakra e nates se 26 shkurtit 1951 eshte ngjarja me tipike e krimeve te komunizmit, njeheresh me kunderligjore dhe me e pa precedent ne historine e legjislacionit shqiptar e te huaj. Ajo permbledh gjithe elementet e paligjshmërisë dhe te krimit shtetëror”, thuhet në një prej 11 arsyeve që paraqesin demokratët.
Por teksa propozojnë 26 shkutrin si Ditë të Kujtesës, ajo që bie në sy është fakti që në të njëjtin projektligj kërkohet të shfuqizohet një nen në ligjin e miratuar nga vetë PD në vitin 2010 sipas të cilit dita e Përkujtimit të viktimave të regjimit komunist është 20 shkurt.
Neni 3 që PD kërkon që të shfuqizohet
Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ARGUMENTET E PD PER 26 SHKURTIN
Regjimi komunist ne Shqiperi shkaktoi mijera viktima te pafajshme. Krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste, ne Shqiperi regjimi komunist ka qene me i egri dhe me kriminali, qe ka ushtruar genocid te pashembullt mbi popullsine per motive ideologjike, politike dhe fetare, duke shkaktuar numrin me te madh te viktimave, krahasuar me popullsine.
Ky regjim diktatorial u karakterizua nga dhunimi masiv i te drejtave dhe lirive te njeriut, arrestimet, burgimet dhe ekzekutimet individuale e kolektive pa gyq apo me gjyqe politike, zhdukjet, debimet dhe intemimet masive neper kampet e perqendrimit apo te intemimit, vdekjet nga torturat, uria, puna sklaveruese, terrori psikologjik e fizik, dhunimi i ndergjegjes, mendimit te lire, besimit fetar, perbaltja e damkosja e kundrshtarve si armiq e tradhtare, tjetersimi i njeriut, grabitja e prones , ndalimi i shkollimit, i levizjes se lire dhe pluralizmit politik.
Krimet u justifikuan ne emer te teorise marksiste te luftes se klasave dhe te parimit te diktatures se proletaristit dhe u zbatuan ekstremisht nga Partia e Punes me stalinistin e perbetuar Enver Hoxha ne krye dhe nga organet e diktatures, me pararoje Sigurimin e Shtetit.
Shqiperia u shnderrua ne nje burg te madh. Te dhenat paraprake mbi burgimet, pushkatimet dhe intemimet , te nxjerra nga arkiva e Institutit Shteterot te Integrimit te te Pemdjekurve Politike, tregojne se:
Sa per torturat dhe vuajtjet e te denuarve nepet burgjet dhe kampet e intemimeve, nuk ka asnje krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Ne nje ekspozite ne Berlin jane ekspozuar tre objekte brenda nje xhami: nje minidyshek, nje shtrese kashte dhe nje rrase guri. Dy te paret simbolizojne dysheket e burgjeve te vendeve te ndryshme te Europes Lindore e Qendrore, ndersa rrasa e gurit simbolizon 9imenton e qelive te burgjeve komunist , ku jetonin, flinin e vdisnin te burgosurit shqiptare. Ata qe u torturuan (u perdoren 24 lloje torturash sipas arkivit te Ministrise se Brendshme) apo vdiqen neper burge, apo qe u pushkatuan, ua zhduken edhe eshtrat e mbeten edhe pa varr.
Nje pjese e madhe e eshtrave te te zhdukurve ende nuk eshte gjetur edhe sot. Renia e regjimit komunist nuk u pasua me nje hetim dhe ndeshkim ligjor te krimeve dhe te krimineleve; persekutoret nuk u perballen me drejtesine, nuk u kerkua falje viktimave te genocidit komunist. Rjedhimisht edhe njohja dhe denoncimi i krimeve te komunizmit, ndergjegjesimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit te ri per ate tragjedi kombetare me pasoja te renda, ishte dhe eshte fare i dobet, nderkohe qe propaganda komuniste qe ende vazhdon ne politike, mediat, botimet, tekstet shkollore, filmat e periudhes se socializmit etj, ben punen e vet per motivimin e krimeve, madje edhe mitizimin e bemave te komunizmit.
Nderkohe shteti demokratik nuk e ka kryer rolin e tij ne kete drejtim, ndonese jane miratuar edhe dy rezoluta te Asamblese se Keshillit te Europes per ndeshkimin nderkombetar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste, ashtu si jane denuar edhe krimet e Nazifashizmit: njera rezolute nr.1096 viti 1996 dhe tjetra nr. 1481 e vitit 2006. Dekomunistizimi i shoqerise shqiptare ne teresi, vecanerisht i politikes, eshte nje kusht i domosdoshem per ndarjen nga e kaluara kriminale dhe per perparimin e Shqiperise, integrimin e saj ne bashkesine euro-atlantike. Njohja e historise se vertete, studimi objektiv i periudhes se Luftes II dhe i periudhes se socializmit, rishkrimi i historise si edhe vleresimi moral i viktimave dhe martireve, evidentimi i genocidit dhe krimeve, denimi i tyre moral dhe ligjor, jane parakushtet e dekomunistizimit.
Po ashtu, edhe nderimi, respektimi dhe ndihma shteterore ndaj viktimave qe ende jane sot gjalle dhe familjeve te tyre. i gjithe ky proces eshte i lidhur edhe me kujtesen historike. Pa njohur te shkuaren, nuk mund te kuptojme te tashmen dhe nuk mund te ecim te sigurt ne te ardhmen. Pa njohur dhe ndeshkuar krimet e pandeshkuara te se shkuares, nuk mund te vihet ne vend drejtesia, nuk mund te behet pajtimi dhe bashkimi kombetar. Pajtim nepermjet te vertetes dhe drejtesise.
Shqiptarin e ka vrare me shume sesa plumbi, padrejtesia e historise, fshehja e se vertetes, falsifikimi i saj, perbaltja e njerezve te denje dhe glorifikimi i krimineleve, ndarja dhe urrejtja e ushqyer nga komunizmi. Kete gje kerkojne edhe rezolutat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes: “Asambleja beson se pozicionimi i qarte i bashkesise nderkombetare do te sheshoje rrugen per paqtim te metejshem. Ca me shume, kjo gje shpresojme te inkurajoje historinet ne mbare boten … ” (Rezoluta nr. 1481,viti 2006). Krahas ketyre eshte shume e dobishme edhe kujtesa e vete viktimave qe kane mbetur gjalle, apo te atyre qe i kane perjetuar ngjarjet.
Zerat e kujteses. Gjithashtu, per kujtesen sherben edhe ngritja e memorialeve, ngritja e obeliskut te Viktimave dhe te Krimeve te Komunizmit”, kthimi ne muze i burgjeve dhe kampeve te perqendrimit, si burgu i Spacit apo te kampit te intemimit te Tepelenes.
Ai kerkoi qe te arrestoheshin menjehere 100 ose 150 vete, nga te cilet 10 ose 15 me te rendesishmit, te pushkatoheshin pa gjyq. Te gjithe anetaret e Byrose, perfshire Enver Hoxhen ishin dakord me keto masa represive. Pra, ishte vete Partia, vete pushteti politik, me Enver Hoxhen ne krye, qe shkelnin edhe ligjet ne fuqi dhe urdheronin nje krim shteteror, nje terrorizem shteteror, nje genocid per motive politike.
lumit Erzen, prane fshatit Menik dhe u hodhen ne nje grope te madhe te
perbashket, te lidhur me njeri tjetrin me tela me gjemba. Ne mesnate fshataret e
Menikut degjuan krisma te panderprera pushkesh, ndersa ne te gedhire pane nje
skene te llahtarshme, ku diku dilte nje <lore, diku nje kembe, diku floke te
pergjakur.
10. Fakti qe viktimat ishin te pafajshme, u vertetua edhe ligjerisht 8 muaj me
vone, (Tetor 1951), kur nje gjykate speciale denoi ata persona, qe kishin hedhur
ne te vertete dinamitin ne oborrin e Ambasades Sovjetike.
11. Menjehere pas arrestimit dhe pushkatimit te viktimave, u organizua nje
operacion masiv spastrimi, u intemuan dhunshem dhe pa anje vendim gjykate
familjet “reaksionare” ne kampet e perqendrimit dhe te punes.
Perfundimisht, vleresojme se data e 26 Shkurtit, per arsyet e parashtruara, duhet
te jete Dita e Kujteses se Viktimave te Regjimit Komunist. Per kete arsye,
propozojme nje shtese ne ligjin nr. 7651, date 21.12.1992, “Per festat zyrtare e
ditet perkujtimore”, te ndryshuar”, ku te shtohet neni 111 per shpalljen e dates 26
Shkurt si <lite perkujtimore “Dita e Kujteses se Viktimave te Regjimit Komunist”.