TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Mësohet se kryebashkiaku demokrat është vënë në pranga pak çaste më parë.
Gjithashtu, janë arrestuar edhe 24 zyrtarë të tjerë të bashkisë.
Pak kohë më parë, në Lezhë, ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim.
Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat si në Kavajë, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme.
Mbetet për t'u përcaktuar roli i saktë i kryebashkiakut Frrokaj në tjetërsimin e pronave dhe ndërtimin e bizneseve në tokat me dokumente të falsifikuara.