TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një dalje për mediat, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka folur edhe për kokainë e kapur pak ditë më parë në Durrës.
Edhe pse nuk dha shumë detaje lidhur me 613 kg kokainë, Hajdarmataj bëri me dije se në hetime janë përfshirë oficerët dhe prokurorët më të mirë që ka Shqipëria.
Po ashtu drejtuesi i parë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deklaroi se po bashkëpunohet me partnerët, dhe kur të ketë diçka më konkrete do të bëhet publike.
“Rastin për të cilin ju flisni, gjithë strukturat shtetërore, ligjzbatuese përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, policinë e Shtetit dhe struktura të tjerat që japin ndihmesë në këto çështje, është një rast që është vlerësuar nga të gjithë ne të bashkëpunojmë me partnerë dhe homologe të vendeve ku është tranzituar kontenieri.
Hetimet janë intensive, kemi përfshirë në hetim oficerët më të mirë që ka Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijojnë hetimet dhe në momentin që do kemi diçka të deklaruar do të jemi këtu para jush”, tha prokurori Hajdarmataj.