TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermania jep mesazhe të qarta që nuk do të pranojë azilantë nga Shqipëria. Ambasadorja gjermane në vendin tonë Susanne Schütz theksoi sot në një konferencë të INSTAT azilantët do të kthehen me forcë në Shqipëri dhe do tu ndalohet hyrja për pesë vjet në Gjermani.
“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, u shpreh ambasadorja gjermane.
Sipas saj rruga e vetme për të shkuar në Gjermani në mënyrë të rregullt është duke u pajisur me një vizë pune.
“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo. Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu’, theksoi më tej ambasadorja.