AKTUALITET, 16 Mars 2018, 12:03

Gjenden 1 ton drogë në Vlorë, trafikantët e braktisën

Gjenden 1 ton drogë në Vlorë, trafikantët e braktisën

Gjendet një sasi e madhe kanabisi në bregun e Novoselës në Vlorë.

Droga ishte e braktisur dhe e hedhur në në një gropë nga trafikantët, të cilët dyshohen se janë trembur nga kontrolli i policisë në atë zonë.

Droga ishte ndarë në 30 thasë dhe gati për trafikim, në total mund të jenë mbi 900 kg lëndë narkotike.

Sasia e konsiderueshme e drogës është pikasur rastësisht nga banorët e zonës.

Sipas të dhënave të fundit, thasët e kanabisit u gjendën të shpërndarë dhe pranë një pellgu. Policia mësohet se është njoftuar nga disa qytetarë. Ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kjo zonë sipas të dhënave përdoret shpesh nga trafikantët për të nisur dërgesat e drogës drejt Italisë.