TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj me përfaqësues të lartë të palës italiane ka dhënë detaje nga operacioni i madh i përbashkët mes dy vendeve, koduar “Shefi”, finalizuar me arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë të arrestuar dhe 2 në kërkim.
“Nga puna e përbashkët, u identifikua vendndodhja, u bë arrestimi i tyre në operacionin e datës 14 mars. Kjo shënon finalizimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes autoriteteve tona duke dëshmuar vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Hera e parë që në një operacion të tillë, duke qenë pjesë e skuadrës së përbashkët, asistojnë oficerë të DIA-s që treguan bashkëpunimin me oficerët e policisë së shtetit”- tha kreu i prokurorisë.
Ai theksoi më tej se janë vënë masa sigurimi për shqiptarët Ferhat Hajdini dhe Fiqeret Seferi, provat në ngarkim të të cilëve janë prodhuar nga hetim i përbashkët me Barin.
“Ndërkohë që Leçe u arrestua Dino Abazi i dyshuar si pjesë e organzatës kriminale në trafik narkotikësh. Na rezulton se po kryhen hetime paralele nga ne dhe homologët për një numër procedimesh për trafik të madh kanabisi”- tha ai.
[gallery columns="1" ids="81255,81256,81257"]