AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 11:39

Prokurorja Antoneta Sevdari del para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Prokurorja Antoneta Sevdari del para Kolegjit të Posaçëm

Prokurorja Antoneta Sevdari, doli sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, për konfirmimin e saj në detyrë.

Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen gjatë shqyrtimit të çështjes.

Vendimi i Kolegjit për prokuroren Sevdari do të jepet në datën 19 shkurt.