AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 10:57

Dita Ndërkombëtare e Radios, Meta uron me foton e veçantë

Dita Ndërkombëtare e Radios, Meta uron me foton e veçantë

Në ditën ndërkombëtare të Radios, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë me foton e stafit të parë të Radio Tirana.

Në një postim në Facebook, Meta shpreh mirënjohje për punën e tyre për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

Postimi i Plotë:

Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.

Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!??