AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 09:29

Aksident në Elbasan, shoferi përplas për vdekje këmbësorin më pas largohet

Aksident në Elbasan, shoferi përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.

Policia e Elbasanit bën me dije se një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor 24-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar duke mos i dhënë ndihmën të aksidentuarit. Policia po punon për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij

Informacion paraprak

Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.