AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 10:32

Baton Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirtë me Edi Ramën?

Baton Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirtë me Edi Ramën?

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sipas Haxhiut të gjithë ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve janë të pashpirtë.

Pjesë nga biseda:

Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen e Kosovës.

Meço: Ka një qëndrim z.Rama për çështjen e ndarjes së Kosovës?

Haxhiu: Nuk ka! Me sa di unë nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di sepse nuk vlen asgjë.

Meço: Jeni shumë afër z.Rama. E këshilloni për kaq gjë për z.Thaçi?

Haxhiu: Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri.

Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 mln arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.