AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 10:15

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Njoftojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve të Kushtetutës se Maqedonisë së Veriut dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve të Kushtetutës të Republikës se Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës i miratoi më 11 janar 2019. Po ato hyjnë në fuqi sot, me 12 shkurt, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Me këtë fillon implementimi i detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet kushtetuese.

Emri i ri është shënuar edhe në faqen zyrtare të Qeverisë, ndërsa ditëve në vijim fillon procesi i ndryshimit të emrit edhe nëpër tabela dhe mbishkrime institucionale, pika kufitare dhe detyrimet e tjera të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës.