AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 09:18

KPK largon përfundimisht nga drejtësia shqiptare Gani Dizdarin, shkak pasuria

KPK largon përfundimisht nga drejtësia shqiptare Gani Dizdarin, shkak

Gani Dizdari ka qenë pjesë e elitës së drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar kushtetues.

Por që sot me vendimin e Komisionit të Posaëëm të Apelimit që la në fuqi shkarkimin e datës 16 korrik të KPK-së ai do të duhet të largohet përfundimisht nga drejtësia.

Me largimin e tij përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, ky institucion mbetet vetëm me një anëtar të konfirmuar, Vitore Tushën.

Gani Dizdari u penalizua për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Po ashtu edhe për një borxh që ia kishte marrë së bijës.