AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 14:25

Prokuroria thërret Bashën për çështjen ‘Xhisiela’

Prokuroria thërret Bashën për çështjen

Prokuroria ka kërkuar të marri në pyetje kryetarin e opozitës Lulzim Bashën lidhur me rastin e Xhisiela Malokut.

Kryedemokrati duhet të paraqitet ditën e premte në Prokurori, pasi do të merret në pyetje. Basha është hedhur në gjyq për shpifje nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi sikurse dhe një procesi të ngjashëm. Dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate që nuk do më vlejë vetëm mua por edhe PD.”-Deklaroi Balla.

Deklarata e Ballës:

Ata që na ndjekin thonë që ja këta këtë punë kanë dhe nuk merren me hallet e njerëzve po me njeri-tjetrin.

Besoj që sot edhe në procese të ngjashme po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija, ju të gjithë e dini që Lulzim Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk besoj që do paraqitet ndonjë ditë pavarësisht se burrërrisht i takon të vijë e të përballet.

Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi sikurse dhe një procesi të ngjashëm. Dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate që nuk do më vlejë vetëm mua por edhe PD.

PD sot është shndërruar në një parti që kalon nga një puntatë në puntatën tjetër të Babales. TPZ.AL