TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk mund të sigurohet vlera prej 30 milion eurosh për të ndërtuar një teatër të ri, prandja pronat e bashkisë do t’i dhurohen dikujt që përfiton të drejtën për të ndërtuar pranë teatrit.
Sipas Veliajt, teatri do të ndërtohet me një skemë të ngjashme me stadiumin kombëtar, pra partneritet shtet-privat.
“Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për ti dhuruar qytetit një teatër”.
Gjithsesi ai garantoi se mbi teater s’ka kulle. “në zonën e Teatrit do të ketë vetëm teatër, do të shihen të gjitha propozimet së është dhe një propozim financiar”.
Ndërsa tek pjesa pas teatrit mund të ndërtohet çdo gjë që e lejon ligji. “Nëse e lejon ligji, mund të ketë hotele me 5 yje, mund të ketë zyra bashkia që Tirana ka nevojë”.