AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 22:16

Juristi Braho: Meta mund të bëjë Vetting për negociatorët shqiptarë

Juristi Braho: Meta mund të bëjë Vetting për

Juristi dhe njëherësh pedagogu i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, Ledio Braho, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se negociatorët shqiptar që po bisedojnë marrëveshjen me Greqinë, mund t’i nënshtrohen vettingut. Sipas Brahos, këtë gjë mund ta kërkoj presidenti Ilir Meta.

Ledio Braho: Ilir Meta me të drejtë do të dijë kush janë negociatorët. Presidenti mund të bëjë një vetting për të gjithë këta që do të bëjnë negociatat me Greqinë. Mos të përsëritet edhe njëherë ngjarja e vitit 2009, ku negociatorët sipas kabllogrameve të Uikiliks, ishin shprehur se kanë qënë nën presion nga pala greke./TPZ.AL/