TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opinioni publik, është tronditur nga disa përgjime të publikuara nga gazeta gjermane "Bild", ku Vangjush Dako dhe persona të tjerë bisedojnë me anëtarin e bandës Avdylaj në Shijak, për blerjen e votave.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Njoftimi
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor , Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht, per ceshtje te hetuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.