AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 14:27

Video/ "Shpërthen" e moshuara në takimin me Ramën: Tek ai shkojnë vetëm zagarët që marrin rrogat

Video/ "Shpërthen" e moshuara në takimin me Ramën: Tek


Të strehuar prej pesë ditësh në çadra në zonën e Flloqit, qindra banorë duket se e kanë humbur durimin për të pritur një zgjidhje nga ana e qeverisë.

Një e moshuar ka braktisur sot takimin e organizuar për vizitën e kryeministrit Rama, duke thënë se atje shkojnë vetëm zagarët që marrin paga.

Gjatë mbërritjes së Ramës në Flloq gazetarët u mbajtën larg, duke bërë që Rama të mos pyetej lidhur me audiopërgjimet e publikuara nga Bild.

Ca më tej kryeministri Rama dukej se kishte dhe probleme me shëndetin, pasi në një moment shfaqej duke u çaluar./ Marrë nga Fax Web