TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ylli Manjani
Ç'llogjike!
Taulant Balla, duke folur për DW, konkludon se negociatat do hapen këtë vit. Por këtë konkluzion, po Taulanti e bazon në ngjarje që nuk kanë ndodhur ende.
Së pari, Taulanti thotë që "Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave". Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?!
Së dyti, po Taulanti thotë se " deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme.." .
Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?!
Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009.
Por këtë nuk e thotë Taulanti. Por, një të vërtetë ama e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot.
Besoj kur të kenë marrë pa zgjedhje demokratike 61 bashkitë, Europa do ta ketë më "të thjeshtë" t/ua çelë negociatat... Kaos llogjik i paparë!