AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 14:41

FOTO/ Peter Tiede shkruan shqip: Dëgjojeni vetë, kështu Mafia blen vota në Shqipëri

‘Dëgjojeni vetë: Kështu Mafia blen votat në Shqipëri’. Peter Tiede, reporteri kryesor politik i tabloidit gjerman Bild, ka postuar në Twitter linkun e artikullit të tij të bujshëm me përgjimet për blerjen e votave.

Interesant është që Tiede e ka bërë postimin në gjuhën shqipe, duke ftuar shqiptarët të dëgjojnë provat që mbështesin artikujt e publikuar në Bild, ndryshe nga pretendimet e eksponentëve të Partisë Socialiste, përfshirë kryetarin e saj, kryeministrin Edi Rama, që e cilësojnë të përditshmen si gazetë të blerë dhe të paguar nga opozita shqiptare për denigrim të vendit.

Dëgjoni vetë: Kështu mafia ble vota në Shqipëri @BILD_Politik #albania

#Albanien: #Drogen #Mafia manipuliert Wahlen. Das zeigen Abhörprotokolle’, shkruan Tiede në Twitter.