AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 13:55

Përgjimet e Bild, Salianji: Pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi

Përgjimet e Bild, Salianji: Pushtetit të fëlliqur të Edi


Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një dalje për mediat tha se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” tregojnë sesi krimi kontrollon Ramën dhe gjithë qeverinë e tij.

Salianji shprehet se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi, duke shtuar se shqiptarët do të reagojnë pas përgjimeve.

“Çdo deputet që nuk njihet apo anonim është vendosur nga kriminelët. Është e qartë për cilindo se pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Gjykata dhe Prokuroria fatkeqësisht përdoren nga pushteti, duke dënuar eksponentë opozitarë, që bëjnë denoncime për korruptimin të kësaj qeverie. Shqiptarët do të reagojnë për këto skandale”, tha ish-deputeti Salianji.