AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 15:15

Si reagoi Rama kur u pyet për përgjimet e "Bild" në Korçë

Si reagoi Rama kur u pyet për përgjimet e "Bild" në

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në fshatin Floq, të Korçës u pyet edhe rreth përgjimëve të publikuara sot nga gazeta gjermane ‘Bild”. Sipas asaj që raporton gazetarja Lorena Kodra për ‘Balkan Web” , Rama nuk bëri asnjë koment.

Kreu i Qeverisë duke buzëqeshur zgjodhi t’i thotë gazetares, vetëm ‘Mirupafshim’, më pas iku drejt makinës së tij.

Ndërkohë, mësohet se vizita e tij do të vijojë edhe në fshatrat e tjerë të prekur nga tërmetet.