TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas startit zyrtar nga Elbasani të projektit ambicioz “Grow”, koordinatorët përkatës pranë FSHF-së të angazhuar maksimalisht me zbatimin e plotë të programit që dikton futbollin e fëmijëve në shkolla, kanë nisur menjehërë punën e tyre në terren. Sot, fëmijë të klasave të para dhe të treta në dy shkollat publike 9-vjeçare kanë qenë pjesë e orës së futbollit në lëndën e edukimit fizik, si pjesë e marëveshjes për projektin “Grow”. Më konkretisht, ora e futbollit në lëndën e edukimit fizik u realizua sot te shkolla “Gjon Buzuku” dhe te “Ramazan Jarani”, në të cilat mbi 80 fëmijë të klasës së parë dhe të tretë, djem dhe vajza janë zbavitur me njeri-tjetrin.
37 djem dhe 27 vajza të shkollës “Gjon Buzuku” kanë kaluar orën e edukimit fizik me lojën e futbollit në një argëtim të plotë mes tyre, teksa 20 fëmijë të tjerë ishin edhe në shkollën tjetër “Ramazan Jarani”, po në kryeqytet. Argëtimi dhe pasioni i këtyre fëmijëve për futbollin ishte i dukshëm teksa të gjithë bashkë luajtën gjatë orës së edukimit fizik mes një entuziazmi që karakterizon fëmijët.
Zbatimi i programit “Grow” do të mbikqyret çdo ditë nga një skuadër e posaçme koordinatorësh pranë FSHF-së për të asistuar të gjithë mësuesit e edukimit fizik me gjithçka ata kanë nevojë, për një mbarëvajtje sa më të mirë të projektit mbi futbollin e fëmijëve në shkolla.
Projekti “Grow” nisi këtë vit të parë të tij zbatimin edhe në Shqipëri me fëmijët e klasave të para dhe të treta. Dhe në shtrirjen gjithëvjetore programi do të aplikohet në 200 shkollat 9-vjecare në rang kombëtar, teksa në vitin e dytë dhe të tretë të tij, numëri i shkollave që do të jenë pjesë e projektit do të rritet shumë më tepër.