TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i informuar për votën e Shqipërisë kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në OKB. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.
“Presidenti ishte i informuar. Ne kemi marrë ftesë për presidentin e Republikës dhe ministrin e jashtëm. Në momentin që ka ardhur ftesa kemi parashtruar argumentet dhe sugjerimet. Kemi sugjeruar edhe mbajtjen e takimit.” – u shpreh Ditmir Bushati.
Ky version që jep ministri hedh poshtë pretendimin e Metës se nuk ishte informuar për këtë votë kundër qëndrimit amerikan në OKB.
Meta dënoi vendimin që mbajti Shqipëria, në kundërshtim me votën amerikane. Ai shkoi edhe më tej. Përmes një letre që i dërgoi homologut të SHBA-ve, Donald Trump theksoi se ky nuk ishte vendimi i popullit shqiptar