Sipas kryedemokratit Basha faktori kryesor i këtij përkeqësimi është rritja e taksave dhe detyrimeve.
Ai shton se edhe këtë vit ashtu si vitin e kaluar investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit dhe vendet fqinje si Maqedonia, Kosova dhe Mali i zi do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj.
STATUSI I PLOTË I BASHËS
BANKA BOTERORE KONFIRMON: RRITJA E TAKSAVE PO RRENON EKONOMINE SHQIPTARE.
Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore "Doing Business 2018".
Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte
rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se.
Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine.
Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte:
Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.
http://www.doingbusiness.org/data/exploreeconomies/albania
