TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Peter Bergen, CNN / Përgatiti: TPZ.AL
Përdorim i kamionëve apo automjeteve për të kryer sulme terroriste është një taktikë e cila po përhapet me shpejtësi mes terroristëve në perëndim.
Ajo që dikur ishte një taktikë e rrallë, tashmë është kthyer në taktikën e preferuar të terroristëve të cilët jetojnë në perëndim, sepse këto sulme kërkojnë thjesht marrjen me qira të një automjeti.
Që prej vitit 2015, ka patur rreth 15 sulme me automjete në perëndim, nga terroristët xhihadistë, përfshirë sulmin e fundit në New York. Këto sulme me automjete janë vdekjeprurëse, me rreth 142 viktima që prej vitit 2015.
Për terroristët, sulmet me automjete kanë disa avantazhe. Së pari ata nuk ekspozohen duke blere armë apo lëndë kimike për ndërtimin e bombave. Këto sulme janë të thjeshta për tu kryer, dhe shumë të vështira për tu ndaluar, sepse policia nuk mund të ndalojë trafikun në të gjithë zonat ku ka numër të madh kalimtarësh.
Autoritetet kanë shumë pak mundësi për të operuar në raste të tilla. Ajo që mund të shihet si zgjidhje është kufizimi i trafikut në zona shumë të ngarkuara apo vende ku ka evente si koncerte. Megjithatë masa të tilla, nuk do ta kishin parandaluar sulmin e ditës së martë, sepse viktimat ishin kalimtarë të cilët po lëviznin nëpër qytet. Zgjidhja e vetme mbetet të sensibilizohen familjarët e personave të radikalizuar, të cilët duhet të njoftojnë autoritetet kur shohin shenja të radikalizimit.
Peter Bergen, CNN / Përgatiti: TPZ.AL