AKTUALITET, 11 Mars 2021, 12:25

Pritje madhështore në Kavajë, Basha ngjitet mbi makinë dhe përshëndet me dy gishta: Zëri juaj, zëri i ndryshimit. Rama ik!

Pritje madhështore në Kavajë, Basha ngjitet mbi makinë dhe

Lideri demokrat Lulzim Basha është përballur me një pritje befasuese ditën e sotme në Kavajë.

Ai është pritur nga qindra qytetarë, të cilët kanë harruar covid-19 dhe i kanë organizuar liderit të opozitës një pritje madhështore.

Basha është detyruar të ngjitet mbi makinë, nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta.

“Ça bëhet këtu, miting. Keni kujdes me masat. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje”, thënë fillimisht Basha dhe më pas është ngjitur mbi makinë.

“Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”, deklaroi Basha.