AKTUALITET, 11 Mars 2021, 11:56

“Nga fillimi i pandemisë 3500 fëmijë të prekur nga COVID-19”, mjekja: 5% kanë paraqitur komplikacione

“Nga fillimi i pandemisë 3500 fëmijë të prekur nga

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli-Lito ka folur për situatën e COVID-19 me fëmijët në mbledhjen e sotme.

Ajo tha se nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3500 raste pozitive, nga të cilët 5% me komplikacione dhe që kanë kërkuar ndihmë spitalore.

“Të regjistruar që nga fillimi i epidemisë kemi rreth 3500 raste pediatrike pozitive prej të cilëve vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore, pra që kanë paraqitur komplikacione të aparatit respirator apo komplikacionin e përshkruar dhe në vende të tjera të botës siç është përgjigje inflamatore multisistemike.

Kemi kapacitete të lira për hospitalizimin e fëmijëve në qoftë se do të jetë e nevojshme dhe po kështu skenarë në vazhdimësi për të ndihmuar në raste të kërkesës së rritur për hospitalizim.

Rastet e fataliteteve tek fëmijët mbeten në shifrën e një rasti që është raportuar”, shpjegoi mjekja.