TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, në fjalën e tij gjatë konferencës së mbajtur me homologun boshnjak, komentoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor që pritet të votohen në Kuvend.
Kreu i shtetit paralajmëroi deputetët, se "kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes evropiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive".
Meta tha se do të nxjerrë emrat e atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas.
“E ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, po ashtu të ashtuquajturit opozitë, nuk duhet tu shkojë mendja të mbyllin integrimin e Shqipërisë. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin ai ngre dorën kundër integrimit Evropian të Shqipërisë. Unë dëshiroj qytë mos e bëjë.
Kushdo që ngre dorën do të ketë përgjegjësi individuale. Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat, por edhe japim shembull për çdo vend tjetër.
Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat.
Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane.
Presidenti do i publikojë emrat e të gjithë atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas, presidenti do bëjë atë gjë që është e mirë për Integrimin e Shqipërisë," deklaroi Meta.