AKTUALITET, 15 Janar 2018, 11:46

E kërcënoi se do i vriste fëmijët, gruaja denoncon burrin

E kërcënoi se do i vriste fëmijët, gruaja denoncon burrin

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, pasi ishte denoncuar nga gruaja e tij.

Mësohet se gruaja, identiteti i të cilës, ende nuk bëhet e ditur, ka shkuar në polici, ku ka denoncuar burrin, duke thënë se ai e kishte kërcënuar se do t’i vriste fëmijët.

Shqiptari kishte tentuar që të rikthehej me gruan, pas disa sherreve që kishte pasur me të, dhe për të bindur e ka kërcënuar.

Pas denoncimit, policia ka bindur gruan që të lërë një takim me burrin në një kabinë në autostradën Albisola, ku edhe është bërë arrestimi i shqiptarit.