AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 18:02

“Presidenti i përbashkët”, Ambasada e SHBA shuplakë Edi Ramës:Jemi të zhgënjyer

“Presidenti i përbashkët”,  Ambasada e SHBA shuplakë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë , ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës ku propozoi një president të përbashkët për të dy shtetet në një të ardhme.

Ambasada e SHBA e quan zhgënjyese këtë deklaratë dhe thotë se gjuha e shkujdesur e Ramës dëmton marrëdhëniet me fqinjët.

“Mbetemi të zhgënjyer nga kjo deklaratë. Gjuha e shkujdesur dhe që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet me fqinjët”, thotë Ambasada e SHBA në reagim.