TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Legjenda e Real Madridit, Jose Maria Gutierrez, i njohur si “Guti”, ka qenë në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e Murcias për sezonin e ardhshëm, tregon presidenti Victor Galvez.
Sipas presidentit të Murcias, kjo tani nuk do të ndodhë, pasi Guti do të jetë trajner i Real Madridit.
Ai tha se do të dëshironte që Zinedine Zidane të lajmëronte dy ditë më vonë largimin, pasi në këtë mënyrë, tashmë Guti do të ishte trajner i Murcias.
“Guti do të jetë trajner i Real Madridit, kështu që ai nuk do të drejtojë Murcian”, tha Galvez kur u pyet për trajnerin e ardhshëm.
“Do të kisha dashur që Zidane të qëndronte në Madrid edhe për vetëm dy ditë më shumë, kështu që ne do ta kishim kompletuar marrëveshjen me Gutin”, shtoi ai.
Përsa i përket zëvendësuesit të Zidane te Reali, Mauricio Pochettino ishte kandidati numër një, por janë vështirësuar gjërat për shkak të presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy.
Kurse Jurgen Klopp nuk është i gatshëm të lërë Liverpoolin. Edhe Allegri është parë si një kandidat, por ai ka refuzuar dhe dëshiron të qëndrojë te Juventusi.
Kështu që Florentino Perez beson se Guti është zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Zinedine Zidane, që befasoi të gjithë me vendimin për t’u larguar pas dy viteve e gjysmë nga Real Madridi, ku fitoi tre Champions League radhazi.