TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo do të largohet përfundimisht pas nëntë sezonesh nga “Santiago Bernabeu”. Pasi ngriti Championsin e katërt me Real Madridin në finalen e Kievit ndaj Liverpool, ylli portugez konfirmoi para mediave se do të mbyllë aventurën me “Los Blancos". Që pas finales së 26 majit, mediat nuk janë ndalur së hulumtuari për të ardhmen e 33-vjeçarit, ku disa prej tyre ende besojnë që sulmuesi mund të vazhdojë në Madrid, por nga ana tjetër, në Portugali janë të bindur që ai do të ikë.
Gazeta luzitane “Record”, në artikullin e publikuar ditën e sotme për CR7-ën shkruan se lojtari do të largohet nga Reali këtë verë.
“Vendimi është i pakthyeshëm, Ronlado do të ikë nga Reali”- lexohet në coverin e kësaj gazete të publikuar sot. Më tej gazeta raporton se Cristiano është i zemëruar dhe i zhgënjyer pasi drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i plotësuar kushtet që i ka kërkuar që nga finalja e vitit të kaluar në Cardiff. Agjenti i tij, së fundmi ka komunikuar me drejtuesit e ekipit dhe duket që është ndarë i pakënaqur për këtë edhe portugezi ka vendosur që të largohet. “Record” shkruan se fati i pesë herë triumfuesit të “Topit të Artë” është midis Francës, Italisë dhe Anglisë. 33-vjeçari mund të rikthehet në Manchester tek “Djajtë e kuq”, aty ku nisi ëndrra e tij dhe ngriti për herë të parë çmimin “Topi i Artë”. Por, nuk mbeten pas as pistat për një aventurë të re në kampionatin francez me PSG-në, të cilët gjithnjë kanë pasur interes për të nënshkruar me yllin portugez. /EDS/