AKTUALITET, 25 Dhjetor 2017, 22:27

Presidenti grek telefonon Janullatosin: Nisma e Metës, hap i rëndësishëm në marrëdhëniet tona

Presidenti grek telefonon Janullatosin: Nisma e Metës, hap i

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas janulaltos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve. Sakaq, Pavlopulos u shprehu urime për dhënien e shtetësisë shqiptare, që sipas tij është “një veprim që vulos sjelljen disavjeçare shembullore të Janullatosit, si një një qytetar shembull i Shqipërisë

Mësohet se ditën e nesërme, Presidenti grek Prokopios Pavlopulos, do të komunikojë me telefon me Presidentin Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta.

“Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetërore greke e lajmeve.

[gallery ids="45413,45411,45414,45410,45412,45415,45416,45417,45418"]