TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “Top Story”, i pyetur nga gazetari Sokol Balla, në lidhje me një shkrim të britanikes “The Economist” për rivalitetin e fituar ndaj Saimir Tahirit si pasardhës i Edi Ramës, u shpreh se nuk ka pasur kurrë asnjë gjë të tillë midis tyre.
“Ky është vetëm një perceptim i gazetarëve të “The Economist”. Kur jam pyetur prej tyre kam folur vetëm për punët e Bashkisë.
Hetimet për Saimirin? Nuk kam asnjë informacion. Gjithçka di janë nga mediat. Jam shkëputur nga puna e Qeverisë qysh prej dy vjet e gjysmë. Kryetarët e Bashkive nuk merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar. Drejtësia është duke kërkuar të vërtetën. Në Shqipëri i kemi gjërat ‘më the të thashë’ dhe jo me fakte.
A ka kam folur me të? Me Saimirin kam komunikuar vetëm për një solidaritet njerëzor.
Ka rënë mbështetja për Partinë Socialiste? Unë jam i informuar për sondazhet. Kryeministri është në kuota maksimale. E mori në Tiranën në vitin 2000 dhe e bën Zonjë dhe e merr sërish në 2015 dhe i rikthen dinjitetin”, - tha Veliaj.