AKTUALITET, 25 Dhjetor 2017, 18:46

Mori leje nga burgu dhe kreu vrasje, nisin hetimet për dy punonjësit e burgut të Peqinit

Mori leje nga burgu dhe kreu vrasje, nisin hetimet për dy punonjësit e

Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet për dy punonjësit e burgut që dhanë lejë për Artan Koçekun, i cili dyshohet se ka vrarë Angjelin Shkamin ditën e lejes.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dy punonjësit që kanë miratuar këtë leje do të procedohen dhe për ta është dërguar dosja në Prokurori.

Në datën 17 dhjetor, Artan Koçeku vrau me armë zjarri pranë varrezave 35-vjeçarin Angjeli Shkami, për shkak të një borxhi që pashlyer.

Për ngjarjen, Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dy punonjësit e burgut të cilët përgatitën dosjen për miratimin e lejes